Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, nuk është prononcuar për gazetarët lidhur me situatën politike dhe bllokadën në vend.
Kurti ka thënë se duhet të shkojë në Kryeministri, pasi e pret një takim kushtuar rinisë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë.
‘’E kemi një takim prapë për rininë se është dita ndërkombëtare e saj sot në kryeministri’’, ka thënë Kurti./21Media
