Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska dhe kryetari i Sindikatës së pavarur të arsimit, shkencës dhe kulturës, Jakim Nedellkov, e nënshkruan Marrëveshjen e re kolektive.
“Rritja e rrogave për 15% dhe rritja e tyre e vazhdueshme me çdo rritje të rrogës minimale është një nga risitë më aktuale në marrëveshjen e re kolektive”, thonë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
Gjithashtu, nga Ministria theksojnë se tejkalohet problemi me orarin e punës së edukatoreve dhe përkëdhelëseve për realizimin e aktiviteteve të tjera programore në kushte të tjera hapësinore në institucion apo jashtë tij. Marrëveshja e re kolektive parasheh pjesëmarrje të përfaqësuesit to sindikatës në disa komisione në institucionin e formuar nga ana e drejtorit. Po ashtu parashihet edhe rritje e shtesave dhe kompensimeve të rrogës dhe rriten të drejtat e punëtorëve gjatë grevës.
