Nëna e Hristijan Mickoskit pozitive me COVID-19

TË FUNDIT

Nëna e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka dal pozitive me COVID-19. Këtë e konfirmoi vetë kryetari i partisë opozitare, i cili tha se nëna e tij është e izoluar në shtëpinë e saj dhe se ai nuk ka pasur kontakt me të. Mickoski vlerëson se nuk ka rrezik që edhe ai të jetë i infektuar me korona, duke thënë se nuk do t’i ndërpres aktivitetet partiake në prag të zgjedhjeve.

“Marrë parasysh paaftësinë e Qeverisë, paaftësinë e ministrit të Shëndetësisë që të përballet me pandeminë, virusi në bazë ditore është gjithnjë e më prezent mes nesh. Ky është një motiv më shumë për mua që të dal deri me 15 korrik me qytetarët, që t’i bind që me 15 korrik ta mposhtin këtë qeveri të paaftë. Të udhëhequr nga LSDM dhe Zoran Zaev” tha kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski./TV21