Në Turqi filloi imunizimi me vaksinën kineze Sinovak

TË FUNDIT

Filloi sot në Turqi vaksinimi kundër Kovid-19, ndërsa të parët vaksinën do ta marrin punonjësit shëndetësorë në të gjithë vendin.

Më herët, trupat rregullatorë turq e miratuan vaksinën e kompanisë kineze Sinovak Biotek.

Ministri turk i Shëndetësisë dhe anëtarët e trupit shkencor këshilldhënës i morën dozat e para të vaksinës para kamerave.

Grupi i ardhshëm që do ta marrin vaksinën janë personat mbi 65 vjeç.

Turqia muajin e kaluar furnizoi tre milionë vaksina nga Sinovak, ndërsa duhet të marrë gjithsej 50 milionë doza vaksinash.