Në Sri Lankë shpallet gjendje e jashtëzakonshme

TË FUNDIT

Ushtruesi i detyrës president i Sri Lankës, Ranill Vikremesing shpalli gjendje të jashtëzakonshme në shtet, derisa administrata e tij po përpiqet t’i qetësojë trazirat sociale që dalin nga kriza ekonomike.

“Kjo është në interes të sigurisë publike, mbrojtjes së rendit publik dhe ruajtjes së furnizimit dhe shërbimeve me rëndësi thelbësore për jetën e komunitetit”, theksohet në kumtesë.

Të mërkurën Vikremesing ishte emëruar ushtrues detyre kryetar i pozitës kryeministër, derisa parlamenti nuk e zgjedh shefin e ri të shtetit. Ai u emërua pasi presidenti Gotajabe Raxhapaksa e braktisi vendin javën e kaluar për shkak të kryengritjes popullore, të shkaktuar nga kriza më e rëndë ekonomike në shtatë dekadat e kaluara.

Parlamenti e pranoi zyrtarisht dorëheqjen e Raxhapaksas të premten dhe procesi për zgjedhjen e presidentit të ri filloi të shtunën. Vckremesing, aleat i Raxhapaksës, është një nga pretendentët kryesorë për të marrë presidencën, por protestuesit gjithashtu duan që ai të largohet, duke e hapur mundësinë e trazirave të mëtejshme nëse ai zgjidhet.

Protestat në rrugë kundër krizës ekonomike në Sri Lankë zgjasin me muaj, duke kulminuar fundjavën e kaluar kur qindra mijëra njerëz i pushtuan objektet qeveritare në Kolombo. Ata e akuzuan familjen Raxhapaksa dhe aleatët për inflacionin e pakontrolluar, mungesën e të mirave kryesore dhe për korrupsion.