Merz synon ta nominojë Ilse Aignerin për presidente të parë grua në Gjermani

TË FUNDIT

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka bërë të ditur se sot do të propozojë Ilse Aigner, kryetaren e Parlamentit të Bavarisë, si kandidate për presidente të Gjermanisë, raportoi DPA.

Merz fillimisht do ta paraqesë këtë propozim para udhëheqjes së partisë së tij, Unionit Demokristian (CDU).

Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila do të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të shtetit, së fundmi ka deklaruar se ka ardhur koha që Gjermania të ketë presidenten e parë grua, rikujton DPA.