Njëzet pacientë janë hospitalizuar në spitalin në Kozle, ndërsa kapaciteti i tërësishëm i spitalit është 60-të shtretër me furnizim qendror të oksigjenit, që është shumë e rëndësishme për trajtimin e këtyre pacientëve, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe pas vizitës së këtij institucioni shëndetësor publik.
Potencoi se spitali prej para disa ditësh funksionon si Qendër në të cilën shërohen pacientët me Kovid-19.
“Ky është institucion pediatrik, por me ekspertizë të madhe të mjekëve, infermiereve në trajtimin e pacientëve me sëmundje të mushkërive. Është plotësuar kuadri me ekspertë, specialistë të mjekësisë interne para se gjithash nga Qendra klinike në suaza të sistemit të rotacionit”, potencon Filipçe.
Theksoi se do do të vazhdojë përditshmëria, por edhe planifikimi afatgjatë i kapaciteteve për trajtim të këtyre pacientëve edhe në periudhën e ardhshme, ndërsa janë parashikuar edhe kapacitete tjera.
Sipas Filipçes, tani për tani nuk ka rritje të presionit ndaj institucioneve shëndetësore publike, në lidhje me atë që ishte para javës së kaluar.
“Spitali modular te Klinika Infektive është tërësisht i zbrazët. Atje në këtë moment vendoset furnizim qendror i oksigjenit. Kapaciteti i Klinikës infektive nuk është tërësisht i plotësuar, ka disa krevatë të lirë. Në spitalet përreth shtetit përveç në Manastir ku ka diku katër – pesë vende të lira në repartet tjera infektive kapacitetet janë gjysmë të zbrazëta”, shtoi Filipçe.
Drejtori i spitalit në Kozle, Angellço Andonovski tha se njëzet pacientë të hospitalizuar në atë institucion shëndetësor janë të moshës prej 41-85 vjeç. Potencoi se dy prej tyre janë në mbështetje oksigjenike.
“Kemi edhe dy fëmijë pozitiv të Kovid-19, të cilët janë në gjendje të mirë të përgjithshme”, shtoi dr. Andonovski./MIA
