Në Shkup 153 shkelje në komunikacion, 61 për tejkalim shpejtësie

TË FUNDIT

Në territorin e qytetit të Shkupit u shqiptuan gjithsej 153 masa të komunikacionit, përfshirë 61 për tejkalim shpejtësie, pesë për vozitje pa patentë shoferi dhe 10 për mos përdorim të rripit të sigurimit.

Janë shqiptuar 13 sanksione për përdorimin e telefonit celular, kumtoi sot Ministria e Punëve të Brendshme, si dhe pesë shkelje të kryera nga vozitësit e motorëve dhe 35 masa për automjetet e parkuara në mënyrë të parregulltë.

Ata paralajmërojnë se kontrollet e intensifikuara të komunikacionit do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.