Në shesh edhe sivjet më të vegjlit! Sonte nuk do të organizohen festa, qëndroni me familjet tuaja

TË FUNDIT

“Edhe krahas pandemisë me koronavirus, turmë, eufori dhe atmosferë festive në qendrën e Shkupit. Kështu duket sheshi “Maqedonia” vetëm disa orë para pritjes së Vitit – 2021”.

Ky vit më me siguri është viti më i vështirë për shumë njerëz. Vit, të cilin të gjithë do ta mbajmë mend për shkak të pandemisë, maskave dhe distancës. Miliona njerëz në botë do ta presin Vitin e ri në të njëjtin vend ku e kanë kaluar pjesën më të madhe të këtij viti – në shtëpitë e tyre me familje. Shëndet dhe shpresë se pandemia do të kalojë sa më shpejtë, ishin dëshirat më të mëdha të qytetarëve që i anketuam.

-Ashtu siç urojnë të gjithë, e më me siguri edhe ju, shumë shëndet, të kalojë pandemia dhe t’i heqim maskat që të mos ngulfatemi.

-Në këtë situatë uroj vetëm shëndet, gjithçka tjetër do të vijë…

-Çka uroj? Shëndet dhe mbarësi për të gjithë.

Në numër të madh dhe më të gëzuar ishin fëmijët. Edhe ata i treguan dëshirat e tyre të vogla për Vitin e Ri.

-Çfarë dëshiron të të sjellë Baba Dimri? Dua pistoletë në laser

-Unë dua kapse flokësh të më sjellë Baba Dimri

-Në këtë situatë vetëm shëndet të mirë, gjithçka tjetër do të vijë.

-Çfarë dëshiroj? Shëndet dhe lumturi për të gjithë popullin, për të gjithë.

Viti i Ri nuk mund të kalojë pa Baba Dimrin. Edhe atë e takuam në shesh dhe e pyetëm se cilat janë dëshirat e tij për Vitin e Ri.

“Dihet, dëshira ime është që të zhduket sëmundja me virusin korona. Të gjithë ata që janë të sëmurë të shërohen, ata që janë të shëndetshëm të mos sëmuren, ndërsa fëmijët t’i marrin dhuratat e tyre që ua sjell Baba Dimri çdo vit”, tha babadimri.

-A ishin fëmijët të urtë dhe të qetë këtë vit?

Këtë vit ishin tepër të urtë për shkak se duhej të rrinin në shtëpi. Unë jam shumë i kënaqur për shkak se ata i bënin detyrat e tyre nga shtëpia.

Baba Dimri porositi që t’i respektojmë masat restriktive, të mbajmë maska, t’i lajmë duart dhe të mbajmë distancë, për shkak se, siç tha, vetëm në mënyrë kolektive mund të kontribuojmë për ta mposhtim sëmundjen.