Me armë zjarri është sulmuar një automjet i cili barte para të bankave në Kosovë. Rastin e ka konfirmuar Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Rajonit të Gjilanit.
“Ju njoftojmë se më datën 18.11.2021, rreth orës 15:25, kemi pranuar një informatë se në fshatin Parallovë, në magjistralen Gjilan-Prishtinë, persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një kombi i një kompanie, i cili ka qenë duke transportuar para të bankave. Policia e Kosovës, njësitet relevante, kanë dalë në vend të ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, tha Hashani./kallxo.com
