Kurti pas takimit me Hamzën: Bisedë konstruktive, por pa marrëveshje konkrete

TË FUNDIT

Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka quajtur konstruktiv takimin me liderin e PDK-së, Bedri Hamza, por tha se nuk u arrit ndonjë marrëveshje për t’i formuar institucionet e reja.

Ai shtoi se institucionet e reja duhet të formohen në përputhje me vullnetin qytetar në zgjedhjet e 7 qershorit.

“Ishte takim i parë dhe konstruktiv që kaloi në atmosferë të vullnetit dhe interesimit për t’i dhënë institucione të reja Kosovës në përputhje me vullnetin e popullit. Aktualisht nuk mund të them se kemi ndonjë rezultat konkret, ndonjë të arritur që mund ta ndaja me publikun…Uroj që kjo frymë e konstruktivitet të vijojë edhe në vijim dhe në përputhje me afatet kushtetuese të arrijmë të konstituojmë institucionet dhe vendit t’i japim kryetar Kuvendit, qeveri të re, dhe po ashtu president të ri. Për bindjen time vullneti është aty, atmosfera duhet të vijojë të mbizotërojë dhe në këtë mënyrë mund të jemi optimist për rrugën përpara”, shtoi ai.