Në pritje të fëmijës së katërt, kështu duket tani “Mia” e serialit Rebelët

TË FUNDIT

Telenovela argjentinase “Rebelët”, ishte mjaft e pëlqyer edhe në Kosovë. Ky serial targetoi moshat adoleshente, pasi që edhe personazhet ishin të tilla.

Aktorët që ishin pjesë që nga ajo kohë fituan famë të madhe. Në mesin e tyre ishte edhe Luisana Lopilato apo siç njihet me rolin e saj të “Mia-s”.

“Mia” ishte një ndër personazhet më të pëlqyer të serialit “Rebelët, shkruan rtv21.

Aktorja argjentinase është nënë e tre fëmijëve, derisa tani është në pritje të fëmijës së katërt.

Aktorja Luisana Lopilato është e martuar me këngëtarin Michael Bublé.  Noah Bublé, Vida Amber Betty Bublé, Elias Bublé, janë tre fëmijët e çiftit./21Media