Në kovid-qendrat në Shkup për 24 orë janë hospitalizuar 19 pacientë, gjithsej shërohen 470

TË FUNDIT

Në 24 orët e fundit në kovid-qendrat në Shkup janë hospitalizuar 19 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Gjithsej 470 persona të dyshimtë  dhe të konfirmuar për Kovid-19 shërohen në repartet infektive në kryeqytet, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit, siç potencohet,  në klinikat interne ka pasur gjithsej tetë pranime dhe atë dy pacientë  janë hospitalizuar në Institutin e sëmundjeve të mushkërive dhe TBC, tre në kovid qendrën në Klinikën për Neurologji, një i sëmurë është hospitalizuar në Klinikën për dermatovenerologji, ndërsa dy në Klinikën për gastroenterohepatologji. Në kovid-qendrën në SPQ “8 Shtatori” ka pasur shtatë pranime të reja të pacientëve, ndërsa në Klinikën Infektive  gjatë ditës së djeshme  janë pranuar  katër pacientë.

Në 24 orët e fundit në shtëpi janë lëshuar 13 pacientë të shëruar.

Për momentin në Klinikën e lëkurës në kovid-qendrën shërohen 24 pacientë, në Klinikën për neurologji 33 të sëmurë, ndërsa në Institutin për TBC janë pranuar gjithsej 56 pacientë me simptoma të koronavirusit, në Klinikën për gastroenterohepatologji shërohen gjithsej 26 persona, në kovid-qendrën në Klinikën  për nefrologji  për momentin janë akomoduar 24 pacientë, ndërsa në Klinikën për sëmundje të syve 11 pacientë.

Në SPQ “8 Shtatori” ka gjithsej 109 të sëmurë, në Klinikën për sëmundje infektive  qëndrojnë 156 pacientë, ndërsa në Institutin për sëmundje të mushkërive të fëmijëve Kozle janë 32 pacientë, prej të cilëve 11 fëmijë dhe 21 të rritur.

Gjithsej 470 pacientë të konfirmuar dhe të dyshimtë për Kovid-19 shërohen në repartet infektive në spitalet e kryeqytetit. Një pjesë e madhe e tyre janë në mbështetje oksigjenike.

Edhe krahas numrit të madh të pranimeve  gjatë ditës së djeshme, në mëngjes deri në orën 8 ka pasur 20-të vende të lira, ndërsa pritet gjatë ditës pas kontrolleve të kryera te pacientët e shëruar të lirohen edhe vende plotësuese edhe në Klinikën për sëmundje infektive dhe në SPQ “8 Shtatori”.

Pritet gjatë dy ditëve të ardhshme të fillojë me punë edhe  kovid-qendra  në Klinikën për veshë, hundë dhe fyt. Të gjitha repartet infektive kanë furnizim me oksigjen dhe mund të  akomodohen pacientët të cilët kanë nevojë për mbështetje oksigjenike qëndron në kumtesë.