Një studim i një vëllimi të vogël të cilin hulumtuesit italianë e kryen në një spital në Milano, tregoi se tek pacientët të cilët u testuan për koronavirus në maj, ka pasur sasi më të vogël të grimcave të virusit se tek ata të testuar një muaj më parë.
Në teoritë të cilat hulumtuesit i ofruan si sqarim për nivelin më të ulët të të ashtuquajturës ngarkesë virusale përfshin edhe atë sipas të cilës ekspozimi i pacientëve ndaj virusit mund të ulet me masa për izolim, por studimi nuk përmban dëshmi për mbështetje të kësaj teze.
Në bazë të analizës së 200 strishove, nga të cilat njëra gjysmë është marrë nga pacientë të mjekuar në prill ndërsa gjysma tjetër në maj, hulumtuesit konkluduan se simptomat në grupin e parë të pacientëve ishin më të rënda dhe se një përqindjeje më të lartë të pacientëve u nevojitej hospitalizim i domosdoshëm dhe kujdes intensiv.
Ngarkesa virusale ishte e ngjashme edhe tek burrat edhe tek gratë, por më seriozisht tek pacientët në moshë prej 60 vjeç e më të moshuar, si dhe tek ata me forma të rënda të KOVID-19, dhe edhe pse në mënyrë teorike është e mundur që virusi të ketë pësuar mutacion, të dhënat molekulare nuk përmbajnë dëshmi për atë.
Sqarimet e tjera të mundshme për ngarkesën më të ulët virusale në maj përfshijnë zbatim më të madh masiv të distancës masive dhe masave të tjera preventive, si dhe higjienike, temperaturë më të lartë të ajrit dhe shkallë më të vogël të ndotjes së ajrit, pohojnë autorët e studimit./MIA
