Në Irlandën e Veriut është konfirmuar qarkullimi i virusit të ri më ngjitës të koronavirusit që u paraqit në Britaninë e Madhe, publikoi Sekretariati i shëndetësisë të Irlandës Veriore.
Në kumtesë thuhet se nuk ka asnjë provë që lloji i ri po shkakton pamje më të rëndë klinike ose vdekshmëri më të lartë tek të infektuarit, as nuk është rezistent ndaj vaksinës dhe terapive ekzistuese.
“Aftësia e virusit për t’u përhapur më shpejt ka shkaktuar shqetësime serioze”, deklaroi këshilltari kryesor shëndetësor i Irlandës së Veriut.
