Sërish është ndërprerë ndeshja mes Shkupit dhe Shkëndijes.
Këtë herë, për shkak të hedhjes së gjësendeve të forta në fushën e lojës, raporton TV21.
Tifozët drejt fushës kanë hedhur kanaçe dhe shishe prej plastikës, dhe kjo ka dërguar që për 4 minuta të ketë ndërprerje të ndeshjes.
Si rezultat tashmë në stadium janë edhe forcat speciale, me qëllim të parandalimit të incidenteve të tjera.
Ndeshja tashmë është rikthyer dhe rezultati është 0-1 në favor të Shkëndijes.
