Një letër e Markez Devarez, që mban datën 9 nëntor, flet për politikën pragmatiste dhe armiqësore të Venedikut ndaj Gjergj Kastriotit. Senati i Republikës kishte urdhëruar fshehtas vartësit e tij në trojet arbërore që të luftonin kundër Skënderbeut për të mos lejuar forcimin e aleancës së tij me Aragonën.
1689. – Në Prizren vdiq Xhovani Pikolomini, ushëheqës austriak i ushtrisë, me urdhër të të cilit ushtria austriake e dogji Shkupin më 26 tetor të vitit 1689. Ka lindur në vitin 1650.
1818. – Lindi Ivan Sergejeviç Turgeniev, romancier poet dhe dramaturg rus. Ai u bë i njohur për portretizimin e jetës në fshatin rus, veçanërisht me romanin “Etër dhe bij” dhe me dramën “Një muaj në fshat”.
1912.– Pas turneut të tij nëpër Europë, Ismail Qemali njofton parinë e Vlorës se e ardhmja e Shqipërisë është e sigurt si dhe për arritjen e tij të shpejtë në atdhe.
Përfundoi fushata ushtarake rreth 7 mujore e Ahmet Zogut kundër forcave separatiste të Mirditës. Operacioni parandaloi ndarjen e mundëshme të Mirditës nga Shqipëria.
1937. – Trupat japoneze në luftën konezo-japoneze e morën Shangain.
1938. – Mbas vrasjes së një oficeri gjerman në Paris, në Gjermani ndodhën trazira anti-çifute. Rrugët e qyteteve kryesore u mbushën me xhama të thyer dhe kjo natë njihet si “Nata e kristaltë”.
1951. – Vdiq Zigmund Romberg, kompozitor operetash me origjinë hungareze. Ai u bë i njohur me veprën e tij “Princi student”.
1953. – Vdiq mbreti Ibn Saud, udhëheqës fetar musliman që krijoi mbretërinë e Arabisë Saudite në vitin 1932.
