Në ditën e sotme Kristofor Kolombo bën zbarkimin e tij të parë në Botën e Re

Must Read

Në një minierë në Peshkopi jetën e kanë humbur tre minatorë

Në minierën Balgjaj në Selishte, Peshkopi, jetën e humbën dy minator dhe një inxhinier.

Amazon para festave do të punësojë 100.000 punëtorë sezonalë

Kompania amerikane Amazon kumtoi se ka punësuar 100.000 njerëz në kohë të përcaktuar për shkak të rritjes...

Vetëizolim i obligueshëm deri në marrjen e rezultatit nga testimi, në të kundërt dënim prej 50 eurosh

Vetëizolimi është i obligueshëm gjatë testimit për Kovid-19 nga caktimi i testit ose nga vetë testimi, e...

1492. – Kristofor Kolombo bën zbarkimin e tij të parë në Botën e Re. Mbas një lundrimi prej 33 ditësh, nga ishujt Kanarie, ekuipazhi i tij zbarkon në Bahamas, duke menduar se kishte zbuluar Azinë.

1518. – Kur filluan proceset ndaj Martin Luterit, të akuzuar për herezi, ai u detyrua të shkonte në Asamblenë e Augsburgut. Atje, Luteri refuzoi të hiqte dorë nga pikëpamjet e tij, refuzim i cili u bë gjatë një debati me kardinalin Cajetan.

1811. – Paraguai shpalli pavarësi nga Spanja dhe Argjentina.

1822. – Brazili shpall pavarësinë nga Portugalia.

1879. – Emigrantët shqiptarë në Stamboll themeluan “Shoqerinë e të shtypurit të shkronjave shqip”, e cila luajti një rol të madh në emancipimin kulturor të popullit tonë. Këshilli qëndror i shoqatës kryesohej nga Sami Frashëri.

1928. – E para “Mushkëri e hekurt” aplikohet në spitalin e fëmijëve në Boston. Ajo u përdor në një pacient që vuante nga poliomeliti.

1935. – Lindi Luçano Pavaroti, tenori popullor italian i njohur në mbarë botën.

1940. – Tom Miks, aktor amerikan i filmit pa zë, vdes në një aksident automobilistik në Arizona. Ai pati shumë sukses dhe u bë kauboji më popullor i kinemasë pa zë.

1960. – Udhëheqësi sovjetik Nikita Krushov, i zemëruar gjatë një debati në OKB rreth problemit të kolonializmit, heq këpucën e tij dhe e përplas disa herë në tavolinë.

1964. – Bashkimi Sovjetik lëshon anijen e tij kozmike ‘Voskhod-1’ në orbitë. Ajo ishte e para anije kozmike që mbante një ekuipazh.

1978. – U hapën në Uashington nga Presidenti i SHBA, Xhimi Karter, negociatat e traktatit të paqes midis Egjiptit dhe Izraelit.

1992. – Një tërmet prej 5.9 shkallë Rihter goditi Kajron, duke shkaktuar vdekjen e 552 vetë dhe plagosjen e 10.000 të tjerëve. Epiqendra e tij nuk ishte shumë larg piramidave të Gizës dhe Sfinksit.

1993. – Mbretëria e Belgjikës e njohi Republikën e Maqedonisë.

1993. – Republika Popullore e Kinës e njohi Republikën e Maqedonisë.

1996. – Vdiq në moshën 92-vjeçare Rene Lakost, tenisti i fundit nga “4 moskëtierët” franceze që dominuan botën e tenisit të viteve ’20.

1999. – Ushtria e Pakistanit, nën komandën e shefit të shtabit, gjeneral Pervez Musharaf, mori pushtetin në vend me një grusht shteti paqësor. Kjo pas përpjekjes së Kryeministrit Nawaz Sharif për të goditur Musharrafin.

2012. – Bashkimi Evropian është fituesi i sivjetshëm i Çmimit Nobel, për meritat për bashkimin e kontinentit evropian.

  • Tags
  • 6

Në një minierë në Peshkopi jetën e kanë humbur tre minatorë

Në minierën Balgjaj në Selishte, Peshkopi, jetën e humbën dy minator dhe një inxhinier. Trupat e tyre të pajetë...

Amazon para festave do të punësojë 100.000 punëtorë sezonalë

Kompania amerikane Amazon kumtoi se ka punësuar 100.000 njerëz në kohë të përcaktuar për shkak të rritjes së porosive përmes internetin para...

Vetëizolim i obligueshëm deri në marrjen e rezultatit nga testimi, në të kundërt dënim prej 50 eurosh

Vetëizolimi është i obligueshëm gjatë testimit për Kovid-19 nga caktimi i testit ose nga vetë testimi, e deri në marrjen e rezultatit....

Meksikë: Janë gjetur mbi 50 trupa të varrosur në fshehtësi, dhjetëra janë gra

Mbetjet e 59 trupave të njerëzve janë zbuluar në varrezat masive në shtetin meksikan Guanahuato, ku është regjistruar  shkallë e lartë e...

Mbajtja e maskës e obligueshme, për mosmbajtje edhe në vend të hapur gjobë prej 20 eurove

Mbajtja e  mbrojtjes në fytyrë bëhet e obligueshme për qytetarët me ndryshimet e reja të Ligjit për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet...

More Articles Like This