Në Dibër u dërguan testet, fillon skriningu, njoftoi Filipçe

TË FUNDIT

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar se pasi në Dibër nuk ka raste të reja me virusin Covid-19, janë krijuar kushtet që të realizohet skriningu. Për këtë ai ka dërguar teste të cilat do të realizohen nga mjekët amë.

“Nuk kemi raste të reja në Dibër dhe kjo ishte bazë që të fillohet skriningu. Pas bisedave me mjekët amë, ku na u thanë disa çështje që mendojnë se mund të jenë problematike në realizimin e këtij skriningu, testet janë dërguar dhe gjatë periudhën që vijon ky skrining do të realizohet në tërësi”, tha Filipçe.

Skriningu do të realizohet në tre kategori të qytetarëve.

Një skrining të tillë Filipçe e paralajmëroi edhe për tërë territorin e vendit, por siç tha, “por në një fazë më të vonshme të virusit”.