Ministri i Diasporës, radhë e LSDM-së, Edmond Ademi dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, radhë e BDI-së, Arbër Ademi në emisionin “Click plus” njoftuan se funksionarët bashkëpartiak të tyre, do të donojnë rrogat për Fondin e solidaritetit që është hapur për të siguruara mjete për të luftuar virusin korona.
LSDM do t’i dorëzojë pagat e plota.
“Ne do t’i marrim rrogat por do t’i dorëzojmë ato në këtë fond. Ky është edhe vendim i partisë, që secili t’i merr rrogat por t’i donojë më pas ato ashtu edhe siç ishte vendimi i Qeverisë”, tha Edmond Ademi nga LSDM.
Ndërkaq BDI do t’i zbresë të njëjtat në nivelin e pagës minimale.
“Vullnetarisht do t’i zbresim rrogat në nivelin e pagës minimale, ndërsa pjesën tjetër të pagës ta dorëzojmë në përballjen e vendit kundrejt virusit korona”, tha Arbër Ademi nga BDI.
