Drejtori i Zonave Zhvillimore Teknologjike, Jovan Despotovski, konsideron se ngjarjet politike dhe protestat në vend për shkak të propozimit francez, nuk do të reflektojnë në vendimet e kompanive të huaja për investime në vendin tonë. Tregoi se në bisedimet me kompanitë e pyesin se “Çka po ndodh”, por rreziqet për marrëveshjet për investime tani për tani nuk ka dhe nuk ka kompani që kanë vendosur ta ndryshojnë pozitën e tyre dhe prej këtu nisen në vendet e rajonit. Ai shfaqi shpresë se javën e ardhshme, kur vjen delegacioni nga kompania amerikane-tajvaneze, nuk do të ketë pyetje të tipit “çka po ndodh në Maqedoni”.
“Tani për tani nuk kemi, le të themi, rreziqe në këtë aspekt, edhe pse na pyesin në bisedime. Një delegacion i madh vjen në fillim të javës së ardhshme andaj shpresoj se nuk do të kemi pyetje të tipit se “çfarë po ndodh” e kështu me radhë, megjithatë një prej pozitave kyçe të Maqedonisë në raport me vendet e tjera të rajonit është se kemi të garantuar siguri dhe stabilitet si anëtare e NATO-s dhe nuk dua që ta humbasim këtë argument, vetëm se kemi parti të papërgjegjshme politike të cilat e përdorin situatën për përfitime personale”- deklaroi Jovan Despotovski, Drejtori i Drejtorisë së ZZHTI-së.
