Ndihmë prej 55 respiratorëve për #klinikën #infektive, blihen nga #Kina me mjete nga #BE
Gepostet von TV21 am Donnerstag, 26. März 2020
Së shpejti pritet të arrijnë 55 respiratorë për Klinikën për sëmundje infektive, prej të cilëve një pjesë janë ndihmë nga ambasada norvegjeze, ndërsa tjerat nga BE. Tani për tani nuk dihet kur do të arrijnë në vend për shkak të problemeve me transportin, por edhe për shkak të kërkesës së lartë nga vendet tjera për blerjen e respiratorëve nga Kina.
“Për momentin respiratorët janë në depo në Turqi dhe bisedohet për detajet si të transportohen për shkak të transportit të vështirësuar tokësor dhe po shqyrtohen edhe opsione për transport të përbashkët me vendet tjera të rajonit me qëllim që këta 25 respiratorë për Klinikën infektive të arrijnë në Shkup. Janë siguruar edhe 30 respiratorë shtesë që për momentin janë në Kinë, ndërsa blihen me mjete të BE-së”, theksoi Osmani.
Osmani tha se edhe krahas kësaj, eurokomesari Varhejli e miratoi ridestinimin e 50 milion eurove për përballje me koronavirusin, njëkohësisht rikujtoi se edhe BE do të sigurojë mbështetje për vendin prej rreth 70 milion eurove, por edhe për hapjen e fondeve të reja pasi që morëm vendim për fillim të negociatave.
“Është rrethanë e mirë që ne morëm vendim për fillim të negociatave me BE-në, me çka fituam të drejtë të kemi qasje deri te ky fond evropian solidarë, të drejtë që nuk e kemi pasur më parë”, tha Osmani.
I pyetur se cilat janë rekomandimet dhe propozimet e BDI-së në lidhje me përballjen me koronavirusin, pasi që e refuzuan propozimin e LSDM-së për shkurtes të pagave të administratës, Osmani tha se partitë nuk duhet të japin propozime por vendimet do t’i sjell Qeveria. Andaj ekziston ekip ekonomik i cili në bazë ditore bisedon por gjithashtu është formuar edhe ekip me ekspertë që të sillen masa kredibile që do t’i sjell Qeveria, theksoi Osmani.
