Ndihmë ndërkombëtare filloi të mbërrijë në Liban, guvernatori e quajti situatën “apokaliptike”

Must Read

Presidenti slloven apelon për zgjidhje mes Shkupit dhe Sofjes, që të mos lejohet shtyrja e bisedimeve eurointegruese

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, bën thirrje që në asnjë mënyrë të mos shtyhet konferenca e parë...

Zaev: Brutaliteti i policisë është për dënim më të fuqishëm

Brutaliteti nga ana e nëpunësve të policisë ndaj qytetarëve romë, të cilin e pamë dje në në...

Fushatë parazgjedhore e Trampit: Bajden do ta shkatërrojë Floridan, unë do ta shkatërroj virusin

Si pjesë e fushatës parazgjedhore, presidenti amerikan Donald Tramp e vizitoi Karolinën Veriore dhe Floridan, disa nga...
- Advertisement -

Ndihmë ndërkombëtare ka filluar të mbërrijë në Liban pasi në dy shpërthime të mëdha të martën në mbrëmje e kanë humbur jetën më shumë se 100 njerëz dhe më shumë se 4,000 janë lënduar.

Shpërthimet e shkatërruan portin në kryeqytetin Bejrut dhe shkatërruan lagje të tëra në qytet. Dhjetëra njerëz janë humbur, ndërsa shpëtimtarët po vazhdojnë të punojnë me shpresën për të gjetur të mbijetuar.

- Advertisement -

“Situata është apokaliptike, Bejruti asnjëherë nuk ka ditur për një gjë të tillë në historinë e saj”, deklaroi guvernatori i qytetit Maruan Abud i cili qau para kamerave të martën kur e pa se porti është shkatërruar.

Kuvajti dje kumtoi për mbërritjen e aeroplanit të tyre në Liban me ndihmë mjekësore.

- Advertisement -

Ministria ruse e Situatave të Emergjencave publikoi se i pari nga katër aeroplanët e ndihmës ka zbarkuar në Bejrut. Ai u shoqërua nga ekipe shpëtimi, mjekë dhe pajisje mjekësore dhe një spital i lëvizshëm së bashku me 50 shpëtimtarë dhe staf mjekësor. Tre aeroplanët e tjerë rusë do të ofrojnë pajisje laboratorike për testimin e koronavirusit dhe pajisjet mbrojtëse si dhe ndihmë tjetër.

Franca dje dërgoi tre aeroplanë me disa ton furnizime mjekësore. Me ta gjithashtu udhëton edhe një ekip nga shërbimet e mbrojtjes civile.

- Advertisement -

Gjermania ka dërguar 50 specialistë nga Agjencia Federale për ndihmë gjatë katastrofave. Ata u larguan mbrëmë nga Frankfurti me qen të stërvitur dhe 15 ton pajisje për t’i zbuluar njerëzit nën ndërtesat e shembura.

Italia dërgoi zjarrfikës – specialistë që i vlerësojnë rreziqet kimike dhe ndërtesat e dëmtuara, ndërsa Holanda – punonjës humanitarë. Ekipet shpëtimtare u dërguan nga Republika Çeke, Greqia dhe Qipro, ndërsa Britania e Madhe premtoi ndihmë prej 5 milion paundë.

Presidenti egjiptian, Abdel Fatah al-Sisi paralajmëroi hapjen e një spitali fushor në kryeqytetin libanez.

Ndihmë kanë ofruar edhe SHBA-ja, Turqia dhe Izraeli, Irani dhe shtetet e Gjirit Persik, Tunizia dhe shumë vende të tjera, si dhe Kombet e Bashkuara, Organizata Botërore e Shëndetësisë, Kryqi i Kuq dhe Gjysmëhëna e Kuqe.

- Advertisement -
  • Tags
  • 3

Presidenti slloven apelon për zgjidhje mes Shkupit dhe Sofjes, që të mos lejohet shtyrja e bisedimeve eurointegruese

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, bën thirrje që në asnjë mënyrë të mos shtyhet konferenca e parë ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut...

Zaev: Brutaliteti i policisë është për dënim më të fuqishëm

Brutaliteti nga ana e nëpunësve të policisë ndaj qytetarëve romë, të cilin e pamë dje në në një video në rrjetet sociale,...

Fushatë parazgjedhore e Trampit: Bajden do ta shkatërrojë Floridan, unë do ta shkatërroj virusin

Si pjesë e fushatës parazgjedhore, presidenti amerikan Donald Tramp e vizitoi Karolinën Veriore dhe Floridan, disa nga shtetet ku si rezultat i...

Thaçi: Do të jap dorëheqje nëse ngritët aktakuzë nga Gjykata Speciale për Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se në momentin që Dhomat e Specializuara për Kosovën, përkatësisht Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve të Luftës...

Drosten: Pandemia në të vërtetë do të fillojë tani

Epidemiologu kryesor gjerman Kristian Drosten, në një fjalim në Konferencën botërore të shëndetit në Berlin, paralajmëroi për kremtimin e parakohshëm të suksesit...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -