Lehona 27 vjeçare nga Kumanova nuk ia doli në luftën kundër Covid-19. Me 30 mars në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Akusherisë lindi foshnje, e cila nuk ishte e prekur me virusin korona. Me 31 mars lehona është dërguar në Klinikën Infektive për shkak të gjendjes së përkeqësuar, ku edhe sot ka ndërruar jetë. Foshnja është në gjendje të mirë bëjnë të ditur institucionet shëndetësore.
Ministria e Shëndetsisë:
“Lehona u transferua në Klinikën e sëmundjeve Infektive më 31 mars për shkak të përkeqësimit të pasqyrës klinike dhe vështirësisë në frymëmarrje. Edhe përkundër përpjekjeve të mjekëve, zhvillimi i shpejtë dhe agresiv i sëmundjes ishte fatale. Klinika e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës informon se foshnja është në gjendje të mirë, ende është në kujdes intensiv dhe nën mbikëqyrje të vazhdueshme të ekipit të klinikës”.
Mes tjerash në 24 orët e fundit virusi korona ka marrë edhe 2 jetë.
Në Klinikën Infektive në Shkup ka ndërruar jetë një 73 vjeçar nga Kumanova, ndërsa në Kavadar në banesën e tij është gjetur i vdekur një 44 vjeçarë, i cili në testimin pas vdekjes ka rezultuar pozitiv ndaj Covid-19. Bilanci i të vdekurve nga Covid-19 është 29.
Sa u takon rasteve të reja, edhe 18 persona janë diagnostikuar me virusin korona, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend shkon në 617.
Ministria e Shëndetsisë:
Sipas qyteteve 7 raste të reja janë regjistruar në Shkup, 2 në Kumanovë, 4 në Prilep, 2 në Manastir, një në Kavadar, një në Krushevë dhe një në Koçan.
Nga Spitali për sëmundje infektive pasi janë testuar dy herë dhe kanë rezultuar negativ ndaj koronës, janë liruar 5 pacientë të shëruar. Numri i të prekurve aktiv me korona është 543.
Në klinikën për sëmundje infektive janë të hospitalizuar 66 pacientë, prej të cilëve 7 janë në aparate respiratorë. Kumanova vazhdon të qëndrojë e dyta, menjëherë pas Shkupit si Komuna me më shumë të prekur edhe atë me 130 të infektuar.
