Ndërroi jetë një shtetas i Shqipërisë në Kavadar, pozitiv në Kovid-19

TË FUNDIT

Shtetasi i Shqipërisë, që ndërroi jetë në Kavadar, është pozitiv për Kovid-19, vërtetojnë nga Qendra për shëndet publik në Kavadar.

Nga atje thonë se vërtetim për rastin kanë marrë nga Mjekësia ligjore.

Bëhet fjalë për 44-vjeçar, i cili ka punuar në Kavadar dhe Shtip. Po kërkohen personat që kanë qenë në kontakt me të, ndërkaq është kryer edhe dezinfektim i objektit ku ka punuar i njëjti.