Ndërroi jetë një punëtor i ndërtimtarisë në Probishtip

TË FUNDIT

Një 63-vjeçar, punëtor i ndërtimtarisë në Probishtip ka ndërruar jetë, pasi është rrëzuar nga objekti ku ka qenë duke punuar.

Siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme, në polici rastin e ka paraqitur personi S.T. (27).

Është kryer kontroll në vendngjarje ndërkaq trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.