Në Kuvend u nda çmimi “11 Tetori” për vitin 2021 për mirënjohjen më të lartë të veprës jetësore në fushën e shkencës, artit, ekonomisë dhe veprimtarive të tjera me interes publik. Për vepër jetësore në fushën e arsimit dhe shkencës çmimi ju dha filologut Prof.Dr. Atanas Vangellov. Për vepër jetësore në fushën e kulturës dhe artit çmimi u nda për piktorin dhe akademikun Pavle Kuzmanovskin, si dhe për aktoren Bedija Begovska dhe politikologun Mahi Nesimi. Ky i fundit u shpreh se buxheti që ndahet për shkencën është shumë i vogël, andaj bëri thirrje që politika të mendojë për zhvillimin e shkencës, pavarësisht se e ka armike kryesore.
“Ky çmim i lartë ka domethënie të madhe çdonjërin prej nesh. Konsideroj se krijimi shumë dekadash është përgjegjësi e madhe, përgjegjësi ndaj veprës tënde, ndaj vetes por edhe ndaj të tjerëve. Megjithatë një përgjegjësi është më e madhe se ajo e artistit dhe të gjithë krijuesve, e kjo është përgjegjësia e gjeneratave të reja, e të rinjve, të cilët duhet ta ruajnë dhe respektojnë krijimtarinë nacionale”, tha Pavle Kuzmanovski – piktor-akademik, fitues i çmimit “11 tetori”.
“Nuk e di çfarë ardhmërie u ofrojmë qytetarëve pushtetet, jo vetëm ky i tanishmi, por vite me radhë, pushtetit i cili për zhvillimin e shkencës ndan vetëm 0,1% të buxhetit shtetëror. Me 0,1% të buxhetit për zhvillimin e shkencës, popullata nuk ka çfarë ardhmërie të presë, prandaj po bëj apel që politika të mendojë edhe për zhvillimin e shkencës, pavarësisht që politika armikun kryesorë e ka shkencën”, u shpreh Mahi Nesimi – politikolog, fitues i çmimit “11 tetori”.
