Mustafa: Do të punojmë t’i realizojmë idealet e dëshmorëve

TË FUNDIT

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në shënimin e ditës së dëshmorëve të komunës së Prishtinës, ka shprehur nderimin për të rënit për lirinë dhe pavarësinë e vendit.
Mustafa, me anë një postimi në Facebook, ka thënë se do punojë më përkushtim që idealet e të rënëve për liri të realizohen.

“Si Kryeministër i Kosovës dhe qytetar i Prishtinës, sot shpreh nderimet e larta për dëshmorët tanë, që jetën e tyre ia dhuruan lirisë dhe pavarësisë. Me përkushtim do të punojmë ti realizojmë idealet e tyre”, ka shkruar kryeministri.