E ftuar në Click Plus, Mimoza Musa nga VLEN tha se shtetësia e dyfishtë nuk duhet të jetë pengesë për zgjedhjen e një kuadri pavarësisht nga pozita. Musa tha se kjo është temë e ndjeshme dhe duhet analizuar me ekipe të juristëve që të analizohet edhe në aspektin kushtetues, shkruan TV21.
“Ne jemi të parimit që duhet të respektohet Kushtetuta deh kushtetuta ia mundëson secilit që është qytetarë i Maqedonisë së Veriut të mund të kandidojë ose të emërohet në pozita”, deklaroi Musa.
Në anën tjetër, Ilir Hasani nga BDI tha se “po mbetemi një grusht njerëzish aty në qendër pa shtetësi të dyfishtë” që për të, siç tha, është diskriminim dhe problematike për diasporën shqiptare pasi do ta kanë problem të kandidojnë ndonjë pozicion në Maqedoni.
