Kuvendi votoi për shfuqizimin e Qeverisë Teknike

TË FUNDIT

Qeveria teknike pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare do të mbetet histori, pasi Kuvendi sot miratoi ndryshimet në Ligjin për Qeverinë. Me 70 vota “pro” dhe 11 “kundër”, deputetët votuan për shfuqizimin e Qeverisë Teknike.

Ndryshimet u propozuan nga shumica qeverisëse. LSDM e kundërshtoi dhe akuzoi se me shfuqizimin e Qeverisë së Përzhinos, pushteti po përgatitet të realizojë vjedhje zgjedhore.

Antonio Milloshoski informoi se me këto ndryshime parashihet ndryshim i modelit të deritanishëm, por me një përcaktim kohor që lë sistemin aktual të vlejë deri në ciklin e ardhshëm zgjedhor.