Murinjo e shpalli lojtarin më të mirë në histori, nuk është as Mesi e as Kristiano

TË FUNDIT

Trajneri i Totenhemit, Zhoze Murinjo e ka shpallur brazilianin Ronaldo për lojtarin më të mirë në histori.

Portugezi ka punuar me pronarin e dyfishtë të “Topit të Artë” në sezonin 1996/97 kur i ndihmonte Bobi Robsonit në Barcelonë.

“Lojtari më i mirë në histori? Ronaldo “Fenomeni. Kristiano Ronaldo dhe Mesi kanë karrierë më të gjatë, ato mbesin në nivelin më të lartë në 15 vitet e kaluara. Por, duke folur për talent dhe aftësi, askush nuk do ta tejkalojë brazilianin Ronaldo”, deklaroi Murinjo./MIA