18 vjeçarja Mrika Nikçi, është femra më e re në botë që ka arritur të ngjitet në majat më të larta në shtatë kontinentet e botës.
Mrika Nikçi thotë se gjithmonë i ka pëlqyer shëtitja dhe ngjitja në majat më të larta.
“Projekti im ishte projekt i madh dhe ishte një projekt shumë i rrezikshëm. Të jesh në majë të botës dhe të kthehesh gjallë në shtëpi është ajo që unë jam krenare që nuk jam e vdekur atje por po kthehem në shtëpi”, shprehet Mrika Nikçi në një video të publikuar nga UN Women Europe and Central Asia.
