Ministria e Transportit thotë se e kupton problemin me të cilin përballen transportuesit e Maqedonisë për shkak të rregullave të Shengenit dhe po punon për zgjidhje konkrete, përcjell TV21. Nga Ministria njoftojnë se tashmë janë lidhur marrëveshje me Zvicrën, Kroacinë dhe Rumaninë, ndërsa po zhvillohen negociata me Austrinë, Gjermaninë dhe Slloveninë.
Në shtator pritet takim në nivel të lartë me qeverinë austriake, ndërsa në tetor edhe me Slloveninë. Qëllimi është sigurimi i vizave afatgjata për transportuesit maqedonas, veçanërisht për vendet ku ata qarkullojnë më shpesh. Ministria thekson se transporti është një nga shtyllat e ekonomisë dhe se po kërkohen edhe zgjidhje shtesë.
