Moti në vend do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Paradite në disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 4 deri në 4, ndërsa ajo e ditës prej 13 deri në 20 gradë.
Në Shkup, paradite me paraqitje të mjegullës dhe vranësira mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriore. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 1 ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 14 gradë.
Deri të hënën moti do të jetë i qëndrueshëm dhe i thatë me mjegull dhe vranësira të ulëta nëpër lugina. Nga e martja pritet mot i ndryshueshëm, me reshje të përkohshme dhe shi.
