Moti i ligë në Turqi mund të pengojë përpjekjet e shpëtimit

TË FUNDIT

Përpjekjet e shpëtimit në ditët në vijim pas tërmetit në Turqi mund të pengohen nga kushtet e vështira të motit.

Në rajonin turk rreth epiqendrës së tërmetit të parë priten reshje të dendura shiu, ndërsa temperaturat do të jenë -3, -4 gradë Celsius gjatë ditës dhe më shumë nën zero gjatë natës.

Gjithashtu parashikohet të bjerë rreth 3-5 centimetra borë, ndërsa në veri të Turqisë pritet të ketë borë më të madhe.

Në zonat më malore temperaturat nuk pritet të rriten fare mbi zero në ditët në vijim, çka mund të nënkuptojë reshje bore prej 50-100 cm.

Të paktën 2,800 ndërtesa mendohet se janë shkatërruar në tërmetin e parë të mëngjesit të sotëm, që do të thotë se mijëra njerëz mund të mbeten pa strehë.