Mot me periudha me diell dhe vranësira, në disa vende priten kushte për reshje afatshkurtra

TË FUNDIT

Sot moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi i veriut. Gjatë pasdites do të ketë paqëndrueshmëri lokale, me reshje shiu të rrëmbyeshëm, bubullima dhe në disa vende kushte për stuhi afatshkurtër, me erë të fortë dhe breshër.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 11 deri në 20 gradë, ndërsa ajo e ditës nga 28 deri në 34 gradë Celsius.

Shkup, moti do të jetë me diell dhe vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 17 gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 33 gradë.