QMK: Gjashtë zjarre aktive në ambiente të hapura, tre nën kontroll, 31 zjarre janë shuar

TË FUNDIT

Deri në orën 7:30 të mëngjesit janë regjistruar gjithsej 40 zjarre në ambiente të hapura, nga të cilat gjashtë janë aktive, tre nën kontroll dhe 31 janë shuar, informon Qendra për Menaxhim me Kriza, përcjell TV21. Aktive janë zjarret në Komunën e Studeniçanit, mbi fshatin Moranë, Vërtikicë dhe Gaber, ku digjet pyll i përzier; në Makedonski Brod, në vendin e quajtur Vidush, pranë fshatit Dragov Doll, ku digjet bimësi e ulët, pyll i ulët dhe shkurre; në Komunën e Manastirit, në fshatin Llopaticë, ku digjet bimësi e ulët; në Komunën e Novacit, në fshatrat Makovë, Mojno dhe Bërnik, ku digjet bimësi e ulët dhe pyll i degraduar; në Komunën e Krushevës, në aksin nga fshati Alldancë deri në fshatin Norovë, ku digjet pyll i ulët i degraduar dushku; si dhe në Komunën e Velesit, në fshatin Sëllp, ku zjarri ka përfshirë pyll.

Nën kontroll janë tre zjarre – në deponinë në Komunën e Dellçevës, në Komunën e Mogillës, në fshatrat Loznan dhe Vasharejcë, ku digjet bimësi e ulët, si dhe në Komunën e Jegunovcës, në fshatin Kopancë, ku është përfshirë pylli.

Ndërkaq nga QMK njoftojnë se kanë shuar 31 zjarre.

Zjarre të shuara – 31:
Komuna e Sarajit: Saraj (vegjetacion i ulët dhe pemë).
Komuna e Sarajit: fsh. Semenishtë (vegjetacion me pisha dhe vegjetacion i ulët).
Komuna e Sarajit: fsh. Raoviq (vegjetacion i ulët dhe pyll i përzier).
Komuna e Prilepit: fsh. Senokos (traversa hekurudhore).
Komuna e Prilepit: te fabrika e vjetër „Partizanka“ (vegjetacion i ulët).
Komuna e Prilepit: rruga rajonale fsh. Berovc – fsh. Veselçan (vegjetacion i ulët).
Komuna e Prilepit: v.q. „Varosh“ (vegjetacion i ulët).
Komuna e Prilepit: rruga „Blagoja Shukurovski“, përballë kishës „Shën Dimitri“ (vegjetacion i ulët).
Komuna e Prilepit: mbi barakat e Varoshit (vegjetacion i ulët).
Komuna e Krivogashtanit: fsh. Mirçe Acev, përkatësisht fsh. Petrovë (bletari).
Komuna e Krushevës dhe Dollnenit: fsh. Selcë dhe fsh.Zhitoshe (vegjetacion i ulët).
Komuna e Novo Sellos: ndërmjet fsh. Borisovë dhe fsh.Koleshinë (dy deponi ilegale).
Komuna e Vasilevës: fsh. Vasilevë (deponi).
Komuna e Ohrit: fsh. Velgoshti (vegjetacion i ulët).
Komuna e Ohrit: Petrino, rruga „15-ti Korpus“ (hamullore).
Komuna e Strugës: fshati Tatezhi i Poshtëm (vegjetacion i ulët dhe pyll i ulët).
Komuna e Strugës: fsh. Koroshishtë (hanullore, vegjetacion i ulët dhe plantacione me lajthi).
Komuna e Kërçovës: fsh. Manastirsko Dolenci (pyll i ulët i degraduar).
Komuna e Kërçovës: fsh. Garani (hanullore dhe shtëpi).
Komuna e Çashkës: Bogomillë, te stacioni hekurudhor (vegjetacion i ulët, traversa hekurudhore prej druri dhe shtylla).
Komuna e Velesit: ndërmjet fsh. Slivnik dhe fsh. Buzallkovë (vegjetacion i ulët, shkurre dhe shtylla).
Komuna e Kavadarit: fsh. Çemersko (bar i thatë dhe shkurre).
Komuna e Kavadarit: rruga „Sremski Front“ nr. 18 (krevat fëmijësh).
Komuna e Kumanovës: fsh.Kosmatec (vegjetacion i ulët).
Komuna e Likovës: fsh. Sllupçan (kashtë e thatë dhe një pjesë e shtëpisë).
Komuna e Jegunovcës: fsh. Siroçin (deponi).
Komuna e Jegunovcës: mbi fsh. Kopancë (vegjetacion i ulët dhe shkurre të vogla).
Komuna e Tetovës: fsh. Xhepçishtë (vegjetacion i ulët).
Komuna e Vrapçishtit: fsh. Gradec (vegjetacion i ulët dhe mbeturina).
Komuna e Gostivarit: në dalje të Gostivarit (vegjetacion i ulët).
Komuna e Gostivarit: fsh. Strajan (vegjetacion i ulët).