Mot me diell dhe shumë i nxehtë me erë veriperëndimore

TË FUNDIT

Moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira lokale të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga veriperëndimi. Pasdite në zonat malore do të ketë dukuri të izoluar të shiut afatshkurtër dhe shtrëngatave të rralla. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 14 deri në 22, ndërsa ajo maksimale nga 34 në 41 gradë.

Në Shkup, me diell dhe shumë i ngrohtë me pak vranësira. Temperatura minimale do të jetë 22, kurse maksimalja do të arrijë 40 gradë.

Në ditët në vijim moti do të jetë shumë i nxehtë me temperatura mbi mesataren për këtë periudhë të vitit dhe do të aktivizohet niveli portokalli i rrezikut nga temperaturat e larta. Në vendet përgjatë Vardarit temperatura do të kalojë 40 gradë. Të hënën, do të fryjë erë e përforcuar perëndimore, ndërsa pasdite nga veriu, e cila do të shkaktojë një rënie të lehtë të temperaturave në pjesët veriore, ndërsa në jug do të qëndrojnë temperaturat e larta.