Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me temperatura pak më të ulëta. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi juglindor. Pasdite dhe gjatë natës në disa vende do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar.
Temperatura maksimale do të lëviz në interval prej 26 deri në 31 gradë.
Në Shkup dhe rrethinë mot i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli dhe me erë mesatare deri e përforcuar juglindore. Në orët e pasdites dhe gjatë natës do të ketë paraqitje të shiut të përkohshëm të rrëmbyeshëm dhe kushte për paraqitje të bubullimave. Temperatura do të arrijnë deri në 29 gradë.
Të martën moti do të jetë i vranët dhe i paqëndrueshëm, në disa vende me shi lokal të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar, në disa vende proceset do të jenë më intensive dhe në formë të motit të keq. Temperatura e ditës, veçanërisht në veri, do të jetë dukshëm më e ulët. fc/
