Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, njoftoi se gjatë dy ditëve të ardhshme 456 pacientë onkologjikë që kanë aplikuar për ndihmë të njëhershme financiare do t’i marrin mjetet në llogaritë e tyre.
Sipas tij, gjithsej 1.200 pacientë kanë paraqitur kërkesë për këtë mbështetje. Dokumentacioni i tyre është në proces shqyrtimi, ndërsa pagesa për të gjithë aplikuesit pritet të përfundojë gjatë javës së ardhshme.
“Nesër dhe gjatë ditës pasuese, 456 pacientë onkologjikë që kanë aplikuar për ndihmë të njëhershme financiare do t’i marrin mjetet në llogaritë e tyre. Gjithsej 1.200 pacientë kanë kërkuar ndihmë. Dokumentacioni i tyre po shqyrtohet me përkushtim dhe përgjegjësi maksimale, ndërsa pagesat për të gjithë aplikuesit do të përfundojnë gjatë javës së ardhshme”, tha Gjorgjievski.
