Këngëtarja dhe modelja shqiptare, Morena Taraku, ditë më parë dha lajmin se qeni i saj i dashur, Boo Moi, kishte ngordhur me ç’rast zemra e saj ishte thyer ngase ajo ka pasur një lidhje shumë të veçantë me të.
Kurse së fundmi, Morena publikoi në InstaStory një fotografi varrit, që ia kishte rregulluar Boo Moit pas ngordhjes.
“Të kam dashur krejt jetën tënde, do më mungosh tërë jetën time. Nuk do të harroj, do takohemi në qiell. Ndërkohë, në fotografinë e shpërndarë në InstaStory, bukuroshja me prejardhje nga Peja shkruante: “Mirupafshim engjël, qëndro i sigurtë”, ka shkruar Morena në epitafin e varrit./21Media

