Mjedisi jetësor po kalon “filtrat” e BE-së/ Në Bruksel po vazhdon skriningu shpjegues për klasterin 4

TË FUNDIT

Në Bruksel ka vazhduar skriningu shpjegues për klasterin 4, mbi Kapitullin 27 – Mjedisi jetësor dhe Ndryshimet Klimatike. Përfaqësuesit e Komisionit Europian në takim prezantuan qëllimet ambicioze të Axhendës së Gjelbër, siç është heqja e plotë e kimikateve të dëmshme nga produktet deri në vitin 2029.

Sekretarja shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane, Drita Abdiu-Halili, njëherazi edhe zëvendëskryenegociatore, në takim tha se ky kapitull është i kushtueshëm dhe plot sfida, por është një nga shtytësit e rritjes ekonomike dhe konkurrencës.

“Kohët e fundit, ne kemi bërë përpjekje për krijimin e një sistemi të integruar rajonal të menaxhimit të mbeturinave dhe tashmë kemi siguruar financim për 5 rajone. Kemi përafruar legjislacionin tonë kombëtar me legjislacionin e BE-së mbi menaxhimin e mbetjeve, kryesisht përmes miratimit të një pakoje të rëndësishme legjislative për mbetjet, Planit Kombëtar për Parandalimin e Mbetjeve, programeve për Menaxhimin e Mbetjeve, Pajisjeve Elektrike dhe Elektronike, Mbetjeve të Baterive dhe Menaxhimit të Baterive.”- tha Drita Abdiu-Halili, Zëvendëskryengegociatore.

Fokusi i politikave mjedisore të BE-së është Marrëveshja e Gjelbër Evropiane, e cila synon të prezantojë një ekonomi neutrale ndaj klimës në BE deri në vitin 2050, duke zhvilluar burime të pastra të energjisë dhe teknologji të gjelbra, duke respektuar parimet e zhvillimit të qëndrueshëm.

Përndryshe axhenda e gjelbër është njëra ndër prioritet kryesore të Bashkimit Europian.

error: Content is protected !!