Miteva: Arrihet marrëveshje me bankat, caktohen kushtet për huamarrjen hungareze

TË FUNDIT

U arrit marrëveshje me bankat dhe u caktuan kushtet sipas të cilëve bankat do të mund ta përdorin kredinë hungareze prej 250 milionë eurove, njoftoi zëdhënësja e qeverisë Marija Miteva. Shuma maksimale që u takon kompanive është 10 milionë euro ndërsa afati i pagesës është deri 15 vjet ku është përfshirë edhe periudha grejs prej 3 viteve dhe pagesa për çdo tremujor pas mbarimit të periudhës grejs. Norma fikse e interesit nga 1,95% pa kompensim për të marrë pëlqim dhe për pjesëmarrje të vetë të kompanive prej minimum 20% nga vlera e përgjithshme e investimit. Paratë janë të dedikuar për financimin e veprimtarisë së prodhimit.

“Investime në pajisje, si makineri dhe pajisje të tjera; pasuri të paluajtshme (fabrika, objekte biznesi për përdorim vetjak); mjete të transportit që lidhen me procesin e prodhimit; burime ripërtëritëse të energjisë për prodhim të energjisë elektrike dhe mjete jo materiale siç janë investime në zhvillim dhe softuerë. Pagesa do të bëhet në bazë të faturave të dorëzuara nga përdoruesi i fundit në mënyrë që të sigurohet kontroll adekuat i përdorimit të fondeve”, deklaroi Marija Miteva – zëdhënëse e Qeverisë.