Misajllovski: Do ta ulim papunësinë nën 10 për qind

TË FUNDIT

Vllado Misajllovski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së dhe bartës në Njësinë zgjedhore 2, ka qëndruar sot në Shuto Orizarë, për të takuar qytetarë në kuadër të fushatës së tij për Zgjedhjet Parlamentare 2020.

“Biseduam për hallet e tyre, për atë që do të thotë ndihmë e rregullt sociale, ndërkaq të cilën për momentin nuk e marrin. VMRO-DPMNE do të bëhet partner me të gjithë këta qytetarë, jo vetëm për zgjedhjet, por edhe pas zgjedhjeve, sepse këta qytetarë këtu në Shuto Orizarë meritojnë më shumë projekte” ka thënë Misajllovski, përcillet në komunikatën për shtyp të VMRO-DPMNE-së.

Me premtimin për uljen e papunësisë nën 10%, Misajllovski po ashtu ka apeluar që qytetarët duhet të dalin në Shuto Orizarë dhe çdo kund në Maqedoni, të votojnë me maturi, të votojnë për opsionin që e dëshirojnë.

“Ajo që më së shumti u duhet t’u premtohet, ndërsa VMRO-DPMNE do t’ua premtojë dhe përmbushë, është të kenë më shumë punësime” ka thënë Misajllovski para banorëve, përcillet në komunikatë.

Граѓаните на Шуто Оризари силно ја поддржуваат #ОбноватаНаМакедонија!

Жителите на општина Шуто Оризари силно ја поддржуваат Обновата на Македонија! 🇲🇰#ОбноватаДоаѓаНасекаде #ОбноватаПобедува

Gepostet von Vlado Misajlovski am Montag, 29. Juni 2020