Kompanitë BioNTek dhe Fajzer kanë marrë leje nga Instituti federal gjerman për vaksina dhe biomjekësi “Pol Erlih Institut” që të fillojnë me hulumtimet e para klinike të kandidatëve për vaksinë kundër Kovid-19.
Kompania gjermane BioNTeh dhe ajo amerikane Fajzer, së bashku e zhvillojnë vaksinën BNT162, ndërsa kjo është hulumtimi i parë klinik i kandidatëve për vaksinë kundës koronavirusit në Gjermani dhe një pjesë e programit zhvillimor botëror, thuhet në kumtesën e përbashkët të dy kompanive.
Fajzer dhe BioNTeh paralajmërojnë edhe hulumtime në SHBA, pasi të marrin leje nga institucionet amerikane, gjë që pritet së shpejti.
Hulumtimi i parë do të përfshijë rreth 200 kandidatë të shëndoshë të moshës prej 18 deri 55 vjeç dhe doza të plota prej një deri 100 mikrogramë, që të konfirmohet doza optimale për studim të mëtejshëm, por edhe të vlerësohet siguria dhe imuniteti i vaksinës, respektivisht shkalla e mundësisë për mbrojtje të organizmit.
