Ministria e Jashtme e Kinës: Kalimi i sigurt dhe i lirë nëpër Ngushticën e Hormuzit është në interes të të gjitha palëve

TË FUNDIT

Të martën, Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Lin Jian mbajti një konferencë të rregullt për shtyp. Një gazetar pyeti në lidhje me memorandumin e mirëkuptimit të fazës së parë, të arritur midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe çështjen e rihapjes së Ngushticës së Hormuzit.

Lin Jian deklaroi se Kina ka vënë re memorandumin e mirëkuptimit të fazës së parë, të arritur midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, i cili përfshin dispozita për rihapjen e ngushticës. Ngushtica e Hormuzit është një kalim i përdorur për lundrim ndërkombëtar ndaj rivendosja e hershme e sigurt dhe e lirë nëpër ngushticë, është në interes të të gjitha palëve.

Kina është e gatshme të mbajë komunikim me vendet përkatëse dhe me bashkësinë ndërkombëtare për këtë çështje. Kina do të vazhdojë të mbrojë sigurinë e anijeve në pronësi kineze, si dhe anëtarëve të ekuipazhit kinez.