Ministri Osmani sot për vizitë zyrtare në Francë

TË FUNDIT

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot do të qëndrojë për vizitë pune në Francë, ku do të realizojë takim me Ministrin e Evropës dhe të Punëve të Jashtme, Jean-Yves Le Drian; përveç takimit me nikoqirin e tij, Osmani do të vizitojë edhe pallatin e Eliseut, ku do të realizojë takim me Këshilltarët e Kabinetit të Presidentit, Emmanuel Macron, Isabelle Dumont, përgjegjëse për Evropën Kontinentale dhe Turqinë, dhe me Këshilltarin për Evropë Alexandre Adam.

Përveç marrëdhënieve bilaterale, në takim do të bisedohet edhe për perspektivat evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe për çështjet aktuale në lidhje me pandeminë  dhe bashkëpunimin në atë drejtim. Gjatë vizitës në Francë , të dy Ministrat Osmani dhe Le Drian, do të nënshkruajnë dhe disa marrëveshje bilaterale.

Në agjendën e Osmanit parashihet edhe takimi me Marta de Cidrac, Presidentë të Grupit të Bashkëpunimit midis  Francës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor të Senatit Francez, dhe do  të ketë takim të veçantë me Zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Franceze për Zhvillim, Philippe Baudoin.

Në vizitën e punës së shefit të diplomacisë në Paris, Osmani është pjesë e turneut të tij diplomatik nëpër vendet anëtare të Bashkimit Evropian, në mënyrë që ta prezantojë dosjen Evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe të riafirmimojë  mbështetjen për vendin tonë.