Mickoski: Uji në Gostivar mbetet vetëm për përdorim teknik, ende jo për pije

TË FUNDIT

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se në këtë moment uji në Gostivar është vetëm për përdorim teknik dhe si e tillë do të mbetet edhe për një kohë të pacaktuar, përcjell TV21. Mickoski tha se në ujë nuk ka baktere koliforme, por janë paraqitur baktere të tjera si pasojë e hiper-klorimit.


“Pse?! Sepse tani në instalim nuk ka baktere fekale kolimorfe, por është paraqitur bakter i ri që është i pranishëm në instalime sepse nuk janë përdorur për kohë të gjatë, e tani me pastrimin e të njëjtave dhe hiper-klorimin paraqitet në instalim. Pres që edhe kjo sfidë të tejkalohet dhe më pas pres që uji të jetë i pijshëm dhe për gatim”, theksoi Mickoski.