Ministri i Filipineve me shumë gjasa u infektua përsëri me Kovid-19

TË FUNDIT

Ministri i Filipineve është testuar pozitiv për koronavirus pesë muaj pas diagnostikimit të tij të parë, kumtuan sot autoritetet përderisa ekspertët janë duke e analizuar nëse është e mundshme ai përsëri të infektohet.

Ministri i Punëve të Brendshme Eduardo Ano, kryesues i luftës së Filipineve kundër koronavirusit, tha se është testuar pozitivisht për koronavirusin të shtunën, pasi javën e kaluar vuante nga simptoma të ngjashme të gripit.

Ai u diagnostikua me koronavirus në mars, por më pas nuk tregoi shenja sëmundjeje.

Disa studime tregojnë se pacientët që shërohen nga Kovid-19 mund ta humbasin imunitetin pas disa muajsh, madje edhe pas disa javësh.

Përfaqësuesi i Ministrisë së Shëndetit në Filipine, Maria Rosario Vergeire deklaroi se simptomat e Anos janë duke u ekzaminuar për të parë nëse bëhet fjalë për një infeksion të ri.

“Të mos e quajmë atë një ri-infeksion. Komuniteti shkencor ende nuk e ka pranuar që kjo është e mundur”, deklaroi ajo.

Filipinet shënojnë 160,000 raste të infeksionit, më shumë se çdo vend në Azinë Juglindore, me më shumë se 2.6 mijë vdekje. ls/shk/