Ministrat dinë Word, Excel, Power Point & Internet, Arjanit Hoxha me biografi më të shkurtër, Fatmir Besimi me biografi më të gjatë

Must Read

10 ditë pasi filloi sezoni i ri i Bundesligës, Mainz shkarkon trajnerin

Mainzi ka shkarkuar menaxherin Achim Beierlorzer vetëm 10 ditë pasi filloi sezoni i ri i Bundesligës.

Ante Rebic synon të jetë në dispozicion të trajnerit për ballafaqimin me Interin

Sulmuesi i Milanit Ante Rebic ka pësuar një lëndim të rëndë, por ai synon të jetë në...

Afganistan, sekuestrohen 4 tonë nitrat natriumi

Policia në Afganistan ka sekuestruar katër tonë nitrat natriumi, një kimikat që mund të përdoret për të...
- Advertisement -

Mandatari Zaev në Kuvend e ka dorëzuar propozimin për qeverinë e re së bashku me biografinë e ministrave që deputetët të njihen me ministrat e rinj.

Në biografinë e Zaevit krahas karrierës profesionale, shkruhet se është rritur në familje tradicionale dhe modeste që është marrë me bujqësi dhe se që nga mosha e re është kyçur në biznesin familjar bujqësor.

- Advertisement -

Zaev u bë sinonim për guxim dhe prirës në luftën për drejtësi, liri dhe demokraci, shkruhet në biografinë e tij.

Për Goran Milevski, lideri i PLD, shkruhet se para se të bëhet deputet, ka qenë profesor i ekonomisë në një shkollë në Manastir, dhe se ka njohuri nga MS Office dhe Internet.

- Advertisement -

Ministri i ekologjisë, Naser Nuredini është arsimuar për biznes ndërkombëtar në Austri, Gjermani dhe Britaninë e Madhe. Në kolonën për gjuhët që i flet rrjedhshëm janë gjuha shqipe, angleze, gjermane dhe gjuha italiane, ndërsa në kolonën vetëm “flet” është gjuha maqedonase dhe serbe.

Më modeste është biografia e Arianit Hohxës, në gjysmë faqe të formatit A4. Fatmir Besimi ka biografi më të gjatë, në 10 faqe me shkronja të imta.

- Advertisement -

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe në biografinë e tij ka vendosur edhe fotografi në të cilën është emri i vjetër i shtetit – Republika e Maqedonisë.

Kryeministri teknik dhe sipas të gjitha gjasave ministri i ri i punëve të brendshme, në pjesën e gjuhëve ka harruar ta shtonte gjuhën rome.

Sa u përket shkathtësive kompjuterike, biografi më të pasur ka kryetari i Shtipit, Bllagoj Boçvarski i cili do të jetë ministri i ri për transport dhe lidhje. Ka diplomuar në Fakultetin arkitektonik në Shkup, ndërsa ka certifikatë për 3DS Max, si dhe njohuri nga Auto CAd dhe Archi Cad.

Ministrat tjerë nuk e kanë theksuar, ndërsa tjerët kanë shkruar se kanë njohuri nga Microsoft Word, Microsoft Excel, Microsoft Power Point, Microsoft Outlook dhe Internet Explorer.

Seanca në Kuvend për zgjedhje të Qeverisë së re është caktuar për të shtunën.

- Advertisement -

10 ditë pasi filloi sezoni i ri i Bundesligës, Mainz shkarkon trajnerin

Mainzi ka shkarkuar menaxherin Achim Beierlorzer vetëm 10 ditë pasi filloi sezoni i ri i Bundesligës. Shkarkimi i...

Ante Rebic synon të jetë në dispozicion të trajnerit për ballafaqimin me Interin

Sulmuesi i Milanit Ante Rebic ka pësuar një lëndim të rëndë, por ai synon të jetë në dispozicion të trajnerit për ballafaqimin...

Afganistan, sekuestrohen 4 tonë nitrat natriumi

Policia në Afganistan ka sekuestruar katër tonë nitrat natriumi, një kimikat që mund të përdoret për të prodhuar eksploziv, që është një...

Aprovohet projekti infrastrukturor për aksin rrugor Ropalcë-Mateç

Zv/ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi për TV21 ka deklaruar se është aprovuar projekti infrastrukturor për aksin rrugor Ropalcë-Mateç.

Osmani në Bruksel takon kryediplomatin e BE-së, Josep Borell

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, gjatë vizitës së tij zyrtare në Bruksel është takuar me përfaqësuesin e Parë të Lartë...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -